Ndoshta ti mund të kesh pasaportën më të fuqishme në botë, ose atë më të rrallën. Por, pavarësisht nga sesa vlerë ajo ka, pasaporta juaj do të ketë përsëri njërën nga 4 ngjyrat; blu, jeshile, e kuqe ose e zezë.
Natyrisht ka disa rregulla që thonë të krijohen me material që nuk rrudhoset, të jenë të përballueshme nga temperaturat pak të larta dhe të rezistojnë në një lagështi relative.
Megjithatë, ngjyrat e pasaportave nuk janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Shumica e vendeve ende zgjedhin të përdorin ngjyra të thjeshta, të errëta ose të kuqe, jeshile dhe blu. Kjo sepse ngjyrat e errëta duken më zyrtare, por gjithashtu mund të fshehin edhe papastërtitë që mbartin.