Gazetari Lorenc Vangjeli tha se Arben Ahmetaj nuk do t’i shmanget drejtësisë dhe këtë informacion e ka marr pas kontaktit që sot kishte patur vetë me ish-ministrin.
Pas një fotoje të publikuar në “Opinion” nga gazetari Artan Hoxha, ku Ahmetaj shihej në doganën e Kakavijës, Vangjeli tha:
“Unë sot kam komunikuar disa herë me zotin Ahmetaj si gazetar. Ajo që kuptova është që nuk do t’i shmanget hetimit. E kupton që i ka të gjithë kundër.
Të gjitha erërat janë përballë tij, por do t’i duhet të luftojë dhe ligjërisht do të jetë në dispozicion”.
Ndërsa gjithologu Artan Hoxha i kthyer në një Berish nga Skrapari publikon në emisionin “Opinion” një foto të Arben Ahmetaj i cili ndodhet në pikën kufitare të Kakavijës natyrisht të dërguar nga qytetari digjital.
Hoxha thotë fotoja është bërë ditën e premte dhe sipas gazetarit ish-zëvendëskryeministri ka udhëtuar drejt Greqisë.
Ai thotë se edhe pse ishte nën hetim, Ahmetaj ka udhëtuar disa herë jashtë vendit.
“Ditën e premte në mesditë ka qenë në Kakavijë ka kaluar pë Greqi. Gjatë kësaj kohe Ahmetaj ka hyrë dhe ka dalë nga vendi pa asnjë lloj problemi pavarësisht hetimit” .
Fotoja është një mashtrim i gjithologët ,sepse është shkrepur para 15 ditësh kur Ben Ahmetaj ishte duke u kthyer nga pushimet në Greqi.