Deputetja Rudina Hadjari bëri sot në foltoren e Kuvendit një deklaratë aspak të zakontë, ku foli për persona që i kishin shkuar në zyrë dhe e kishin k.ërcënuar.
Duke ditur përplasjen që ka së fundmi Hajdari për kreun e grupit parlamentar demokrat, mendja indirekt të shkon tek rivali i saj Korab Lita.
Ndërsa po dilte nga ambientet e Kuvendit, Lita u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratën e Rudina Hajdarit, e cila tha se është k.ërcënuar në zyrën e saj.
Lita u shpreh se nuk ka lidhje me atë që tha Hajdari dhe se nuk e ka k.ërcënuar. “Unë jam koleg. Unë dhe zonja Hajdari takohemi”, u shpreh ai.
I pyetur se kur janë takuar për herë të fundit dhe a se njeh ndonjë person tjetër që mund të ketë k.ërcënuar Hajdarin, Lita u përgjigj: “Para dy ditësh. Kemi debatuar, por nuk e kam k.ërcënuar. Ne jemi kolegë. Nuk njoh dikë”, tha ai.