Lulzim Basha, dje, ka dorëzuar formularin e kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e 13 Qershorit.
Kjo procedurë është normale, por në rastin e Bashës e bën të duket anormale.
Sikur mos të ketë ndodhur asgjë, pas disa humbjesh radhazi dhe pas shkatërrimit të PD-së, Lulzim Basha rikandidon sërish.
Një gjë e tillë pritej, jo parimore dhe jo morale pritej nga Lulzim Basha.
Se s’ka pasur asnjëherë parime dhe e ka parë partinë si ndërmarrje biznesi, gjë që e ka treguar në vijimësi dhe po thuhet çdo ditë e më shumë, me zë të lartë nga anëtarë të PD-së
Humbësi serial siç njihet ndryshe, Lulzim Basha, ka regjistruar një sërë bëmash që nga koha që mori drejtimin e PD dhe sërish kërkon të përforcojë skandalet që ka firmosur në selinë blu, në kurriz të demokratëve që e besuan.
Pa u kthyer shumë pas, vetëm në vitin 2017, kujtojmë kohën se si Basha u rizgjodh në krye të PD nëpërmjet manipulimeve.
Procesi u konsiderua një farsë dhe në sheh dolën prova për manipulim të zgjedhjeve brenda partisë.
Zgjedhjet në PD duhej të ishin konfirmimi më i fortë i funksionimit të demokracisë, por gjithçka degradoi, pasi pati votime familjare dhe në disa rrethe u kapën duke u mbushur kutitë.
Persona të ndryshëm u kapën me video duke votuar nga dy tre herë si në Vlorë apo gjetkë, por Komisioni i Zgjedhjeve në PD, i drejtuar nga Jemin Gjana nuk tha asnjë fjalë në atë kohë.
Pra, Basha u bë kryetar partie me vota të vjedhura dhe vijoi shkatërrimin e PD-së, duke e përdorur atë për biznese familjare dhe duke i faturuar humbje pas humbjeje si në zgjedhjet vendore ashtu edhe në ato parlamentare.
Basha me dosje në prokurori
Sërish rrezikohet që të përsëritet e njëjta skemë si në vitin 2017, ku nëpërmjet manipulimeve të rizgjidhet Lulzim Basha në krye të PD-së.
Ky i fundit e ka përgatitur terrenin, që me përzgjedhjen e Komisionit Zgjedhor, ku sërish në krye është Jemin Gjana apo duke përdorur zyrat dhe kapacitet e PD, përballë konkurentëve të tjerëve që janë zyrtarizuar në garën për kreun e PD.
Lulzim Basha shkon në këtë garë edhe me të tjera bëma.
Fytyrën e tij, të vërtetë, para demokratëve e zbardhi ish-Kryeministrit Sali Berisha në një intervistë në opinion së fundmi.
Çadra, djegia e mandateve, protestat e dështuara, marrëveshja e 17 Majit, e zhytën PD në humbje.Çfarë ka parasysh Rama kur kërkon Bashën në bashkëqeverisje…
Demokratët u tradhëtuan nga Lulzim Basha, i cili pushtetin vendor ia dhuroi Edi Ramës dhe punoi më tej për t’i lënë edhe katër vite të tjera pushtetin qendror.
Pasi i nxori demokratët në rrugë iu faturoi dhe katër vite të tjera opozitë, pasi nuk dha dorëheqjen, nxitoi të shpallte datën e zgjedhjeve brenda PD dhe kandidaturën për të rimarrë sërish drejtimin e saj.
Por, tashmë demokratët e e njohin Lulzim Bashën, edhe për ata që kishin dyshime ua qartësoi doktor Berisha figurën e tij.
Rimëkëmbjes së PD nuk i duhet në krye një njeri si Lulzim Basha, i cili përveçse e shkatërroi dhe dyshohet se përdori për pazare, është edhe emër i njohur për drejtësinë.
Basha rezulton të ketë disa dosje në Prokurorinë e Tiranës, prej të cilave deri më tani ka shpëtuar.
Ishte drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj që ia konfirmoi këtë gjë, para pak zgjedhjeve parlamentare, kur e quajti ikonë të shpëtimit nga drejtësia me procedurë.
“Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me procedurë. ….nga një ish- i pandehur i hetuar, për pastrim parash, ikonë dhe simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedurë”, është shprehur Imeraj pak kohë më parë.
Ky është Lulzim Basha që kërkon sërish të marrë drejtimin e PD-së, pavarësisht skandaleve që ka firmosur që nga 2013 dhe deri më sot në drejtimin e saj./CNA.al