Vijojnë tensionet në takimin që po mbahet këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë mes Zelenskyt dhe Trump. Përpos debateve mes dy liderëve të vendit, në debat është përfshirë edhe JD Vance.
JD Vance e ka quajtur Zelenskyn si të pasjellshëm, pasi ky i fundit nuk pranoi kompromis me Putin për ti dhënë fund luftës sipas planit të Trump. JD Vance i ka thënë Zelenskyt se ky i fundit është edhe mosmirënjohës pasi nuk i ka thënë ende faleminderit presidentit Trump.
Pjesë nga biseda:
“Ajo që po bëni është mungesë respekti për vendin – ky vend që ju ka mbështetur shumë më tepër se sa shumë njerëz kanë thënë se duhet të kenë,” thotë Trump.
Zelensky ndërhyn me qetësi: “Unë jam me gjithë respekt për vendin tuaj”.
Zëvendëspresidenti Vance e ndërpret: “A keni thënë ‘faleminderit’ një herë gjatë gjithë takimit?”
Zelensky përgjigjet: “Shumë herë”.
Vance përsëri thotë: “Jo, në të gjithë këtë takim, a keni thënë ‘faleminderit’?”
“Ju shkuat në Pensilvani dhe bëtë fushatë për opozitën në tetor. Ofroni disa fjalë vlerësimi për SHBA-në dhe presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.”
Zelensky përpiqet të përgjigjet, duke thënë: “Ju lutem, mendoni se nëse do të flisni shumë me zë të lartë për luftën…”
Ai është prerë nga Trump: “Vendi juaj është në telashe të mëdha”.