Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka folur për marrëdhëniet midis Berishës dhe Metës. Sipas Fatos Klosit bashkëpunimi i Berishës me Metën ka qenë i hershëm, madje tregon se si në vitin 1997 me anë të një telefonate u zbulua rastësisht se Meta merrte porosi nga Berisha.
“Në vitin 1997 ka pasur një telefonatë të ambasadorit italian Foresti në atë kohë me Tritan Shehun dhe në ato telefonata u zbulua krejt rastësisht se Ilir Meta merrte porosi nga Sali Berisha. Zbulimi i asaj telefonate ka qenë një rastësi e madhe. Janë ato telefonat shtëpiakë që punojnë me valë dhe një telefon me të cilin po bëhej biseda nuk punonte mirë dhe kështu që biseda dëgjohej edhe nga telefona të tjerë dhe u kap fare rastësisht biseda, por aty u zbulua që Berisha i jepte porosi Ilir Metës”
Ndërsa avokati i njohur Idajet Beqiri ka rrëfyer dikur një bisedë që ka bërë me Fatos Nanon në burgun e Bënçës:
“Isha në burgun 313, m’u bë gjyqi dhe më çuan në burgun e Bënçës ku ishte edhe Fatos Nano dhe atje kam bërë një bisedë shumë të gjatë me të dhe i tregova historinë me Metën dhe Berishës. Nano ma pranoi dhe ma shpjegoi me hollësi që Metën në PS e ka sjellë Berisha. Nuk e them kot sepse Nano është gjallë dhe mund të ma kundërshtojë por nuk ma kundërshton dot pasi kam shënimet. Nano ma tha që Meta është dora e Berishës 100%. Nano e dinte shumë mirë që Ilir Metën e kishte kundërshtar, pra e kishte Saliun brenda në PS”
Siç duket dosja e spiunit Meta ishte në dorë të Sali Berishës dhe ai e nxirrte sa herë që i duhej për të shantazhuar Metën, ashtu sikurse bën edhe sot duke u hequr si mbrojtësi i tij