E turpshme për të mos thënë kriminale mbrojtja e spiunit Meta nga viktimat e komunizmit Simon Miraka dhe Fatos Lubonja. Jo për gjë por dashje pa dashje kategoria e këtyre të përndjkurve të fut në mëkat. Nëse ëhtë ky nivel atëhere Enver Hoxha ka patur të drejtë që i ka burgosur sojin Lubonja-Miraka.
Të dalësh publikisht të mbrojsh një të akuzuar si bashkëpuntorë i sigurimit kur ky sigurim dhe spiunët e tij ju kanë bërë 1 mijë të zeza vërtet duhet të jesh i çmendur. të harrosh që ky ish president ka dekoruar me dhjetra persekutor
dhe asnjë të përndjekur të vërtetë duke dal krahë tij dhe komunistit me damkë Sali Berisha vërtetë është pafytyrësi më e madhe një fyerje që i bëhet shtresësë së të persekutuarve.
Ja mbrojtja e Simon Mirakës kur flet në lidhje me lajmin e ditës që është përmendja e -Presidentit të Republikës, Ilir Meta si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit.
I pyetur a është Ilir Meta personi për të cilin bëhet fjalë në dosje, Mirakaj si anëtar i autoritetit të dosjeve thekson se ish-Presidenti i Republikës, ka marrë si nga komisioni “Mezini” ashtu dhe nga komisioni “Bezhani” çertifikimin e pastërtisë së figurës.
Ndërsa i pyetur në lidhje me aludimet që janë bërë në media lidhur me një email të mbërritur pranë Autoritetit të Dosjeve ku i thuhet se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të Shtetit, Mirakaj tha se ky autoritet nuk mund t’i kthejë përgjigje personave anonimë.
Në rastin konkret kur Meta u propozua për President erdhi kërkesa për verifikim dhe nga Autoriteti është kthyer kjo përgjigje: Që nuk ka të bëjë si bashkëpunëtor i sigurimit, ne nuk mund ta verifikojmë”. Por ka dhe një gjë, zoti Meta është një personalitet i cili i ka kaluar me aftësitë e veta për të gjitha shkallët. Kur u zgjodh President kaloi ligji për informimin e dosjeve të sigurimit. Nëse do të kishte qenë bashkëpunëtor i sigurimit ai nuk do e pranonte atë post, pasi e dinte se nëse do ishte bashkëpunëtor emri i tij do të bëhej publik.
Në ligjin e ri që u aprovua në 2015-n 45/2015 në nenin 29 të pikës 4 thotë që: Kur një person ka marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga çdo komision Autoriteti i Dosjeve nuk mund të bëjë verifikimin për këtë person.
Miraka harron dosjet që Gazidede i dërgonte nëpër bodrumet e Sali Berishës për t’i përdorur për shantazh dhe për të fshehur të kaluarën e tyre.
Ja dhe i përndjekuri spiuni i birucave Lubonja:
“Më fute në një pyetje që s’më duket se është thelbësorja në këtë rast. Çështja është tjetër, nuk është kjo. Ç’kuptim ka kjo? Ç’kuptim politik ka kjo? Është shumëplanëshe. Ka qenë apo jo është çështjes e ekspertëve. Por s’mund të them oka qenë ose s’ka qenë kur s’ka dokumente. Unë mund të flas nëse Shqipëria është marrë apo jo me luftën kundër komunizmit.
Pyetjes se ‘pse tani publikimi i këtij dokumenti” Lubonja tha se; Intrigë politike e qepur shumë keq. Nuk arrij që të jetë qepje as nga Edi Rama, pasi ai është mjeshtër i qepjes së intrigave. Se mendoj dot se mund të jetë bërë pa Edi Ramën. ore ça ka ndodhur që është bërë kjo maskaradë?! Ku e di unë. Ça thonë ka qenë dhe ça jo. Doli një Fatjon dhe tha; s’ka qenë Ilir Meta.
Procedura është krejt e paqartë. Për çfarë bëhet fjalë? për bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit që rekrutoheshin në bazë të disa kategorive, ato patriotike apo ato me shtrëngim. Aty ai bënte një deklaratë dhe aty i vihej një pseudonim. A bëhet fjalë për një dosje të tillë apo për një denoncim të një personi. Apo ka raste kur ai që arrestohet thotë; kam folur me Andi Bushatin. Dhe shkojnë e kapin dhe Andin. Ajo që është skandaloze, është se si ka mundësi që me një e-mail anonin, një institucion serioz, të veprojë kaq shpejt pa sqaruar, me një I.M.
Del dhe ajo e parlamentit dhe merret ajo me një ‘tronditje të madhe’. Ajo nuk është tronditur dhe për gjerat më të mëdha. Ky Veliaj që ju tha atyre dhe thotë; ‘ne jemi e ardhmja, ata e kaluara’. Unë e kam me këta që rrinë aty të heshtur që rrinë përpara. Para ca kohësh mblodhi Edi ca në një kongres dhe ju tha; mirëdita. Pastaj tha; Mirëdita Gramoz! Ishte figura më e rëndësishme e partisë.
Po ti lidhim këto ngjarje, këto kanë ndodhur në një kohë kur Ruçi ishte ministër i Brendshëm. Ky I.M., ka qenë rreth 19 vjeç. Këta kanë ndonjë çikë mendje? Se një herë thotë; Mirëdita Gramoz, dhe a kanë ndonjë mendje të thonë që ‘na thoni se çarë duhet të kuptojmë si vlerë apo antivlerë’. Edhe sikur të kishte qenë, kjo është një gjë e papranueshme nga të gjitha anët. Shkelje e ligjit. Ilir Meta është qytetar normal sot./Ekskluzive .al