Sali Berisha kishte njoftuar sot pjesëmarrjen në Bruksel në një mini-konferencë të organizuar nga një eurodeputet konservator, me titullin “Ku po shkon Shqipëria?”. Aktiviteti fillonte në orën 14.00, por Berisha nuk ishte në sallë.
Organizatori ka publikuar foton me 16 pjesemarres por Berisha nuk duket aty.
Eurodeputeti Arkadiusz Mularczyk ka shkruar në X:
“Sot bashkë-organizova një konferencë në Parlamentin Europian me grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë “Quo vadis, Shqipëri? Midis Demokracisë dhe Autoritarizmit”.
Së bashku me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, Ryszard Czarnecki dhe Fredis Beleris nga PPE, diskutuam mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe shkeljen e parimeve demokratike në këtë vend”.
I gjithë aktiviteti i Berishës mbeti takimi me grupin konservator ku merrte pjesë Mediu, Vokshi Dule, Beleri dhe një polak një ditë më parë.
Berisha ka postuar një lajm që ishte zëri i i shqiptarëve në Strasbourg, por atë takim mund ta kishte bërë dhe në Tiranë, se me të vetët ishte.