Avokati Spartak Ngjela ironizoi hapur mbrëmjen e djeshme padinë e ish-kryeministrit Sali Berisha për Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ai tha se me këtë veprim që bëri, ish-lideri i PD-së, tregoi se është i dëshpëruar.
“Do të burgosen shumë njerëz”, Milaim Zeka paralajmëron ‘furtunë’ në politikë shqiptare: Jam shumë i bindur se…
“Asnjë vlerë juridike, është “non sens”.
Berisha është i dëshpëruar, dikush e ka gënjyer. Berisha duhet të ishte nënshtetas francez dhe Sekretari i Shtetit duhet të kishte folur privatisht. Ai nuk flet në emër të vet apo të gruas së tij, por të DASH. Kë do të marrë në analizë juridike gjykata franceze, figurën e dytë të politikës amerikane?
A jeni në vete apo nuk jeni në vete? Me këtë kanë qeshur të gjithë juristët e botës, jam i bindur. Më mirë ta kishte çuar në Gjykatën e Bajram Currit.
Po ta kishte hedhur në Gjykatën e Tiranës, do të thoshte keni fyer një shtetas shqiptar. Ç’punë ka shtetasi shqiptar të mbrohet në Francë.”, tha Ngjela.