Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur një qëndrim të prerë teksa është pyetur për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga PD;
Në momentin që ka dalë nga Kuvendi, Basha është pritur nga gazetarët dhe është pyetur në lidhje me luftën që i ka hapur lideri historik i PD-së që tashmë e përjashtoi kryedemokrati nga grupi parlamentar i PD-së.
Ai nuk ka preferuar të japë asnjë përgjigje kur është pyetur nëse ka pasur presione për të larguar Berishën nga PD-ja.
“Ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama”, ka thënë Basha dhe më pas është larguar i shoqëruar nga Gazment Bardhi, Ervin Salianji dhe Agron Gjekmarkaj.