SPAK ka nisur hetimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Arsen Rusta por vërtetsia nuk dihet sepse organi i akuzës nuk ka asnjë konfirmim për këtë rast.
Beqaj është si person i akuzuar nga opozita e Bashës për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.
“Te sterilizimi dhe chek up, kemi në hetim ish-ministrin Ilir Beqaj. Është si person i dyshuar për shpërdorim detyre në tenderin për këto 2 tendera të lidhura, sterilizimi më vete dhe check up më vete”, tha Rusta në emisionin ‘Repolitix’.
Hetimi ka 4 muaj që është regjistuar, teksa për këto 2 çështje janë 3 prokuror. Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit.