Mbi 12 milionë dokumente konfidenciale të rëna në duart e Konsorciumit Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë zbulon pasuritë e fshehura në parajsa fiskale të figurave të njohura nga e gjithë bota.
Skandali i njohur si “Pandora Papers” zbulon emrat e më shumë se 330 politikanëve nga 90 vende të botës shfrytëzojnë mbi 27 mijë kompani “ofshore” për të humbur gjurmët e përfitimeve nga aferat korruptive.
Gazetarja Aleksandra Bogdani tha se nuk janë gjetur gjurmë të politikanëve shqiptarë në dosjet me të cilat janë marrë 600 gazetarë.
“Nuk kemi gjetur gjurmë të një politikani të rëndësishëm që të ketë fshehur para. Përgjithësisht më rezulton që nuk ka nevojë fare t’i fshehin paratë në mënyrë ofshore”, tha Bogdani për Open.