• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, January 9, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

A mund të blihet një shtet?

January 8, 2026
in Bota, Debat

Donald Trump po e provon prej vitesh. Në gusht të vitit 2019, gjatë mandatit të tij të parë, ai donte të “blinte Groenlandën”. Një ide e cilësuar si “absurde” dhe e refuzuar pa ekuivok nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen. Gjashtë vjet më vonë, ai këmbëngul, duke ndryshuar strategjinë, por jo objektivin: të sigurojë kontrollin e ishullit “për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Sipas asaj që raporton The Economist, Uashingtoni do të dëshironte t’i ofronte Nuuk-ut një COFA – Compact of Free Association (Traktat i Asociimit të Lirë), një marrëveshje që SHBA-të tashmë e kanë në fuqi me disa shtete të vegjël të Paqësorit.

Çfarë përmban traktati që SHBA-të do t’i propozonin Nuuk-ut?

COFA është një marrëveshje ndërkombëtare përmes së cilës Shtetet e Bashkuara rregullojnë marrëdhëniet me një shtet sovran. Në praktikë, Uashingtoni i garanton atij shteti autonomi të plotë për çështjet e brendshme dhe e njeh si të pavarur, por merr përsipër përgjegjësinë për mbrojtjen dhe sigurinë e jashtme, si edhe ofron ndihmë financiare.

Në këmbim, SHBA fitojnë të drejtën të përdorin territorin e atij shteti për qëllime strategjike, për shembull për vendosjen e bazave ushtarake. Ky lloj pakti është nënshkruar me shtete të vegjël ishullorë të Paqësorit, Mikronezinë, Ishujt Marshall dhe Palau, ish-territore nën administrim amerikan pas Luftës së Dytë Botërore, dhe daton nga gjysma e dytë e viteve ’80.

A është juridikisht e mundur që Nuuk të nënshkruajë një traktat të tillë dhe të kalojë nën kontrollin e SHBA-së?

Sipas të drejtës ndërkombëtare, jo.

“Groenlanda nuk është një shtet sovran, por pjesë e Mbretërisë së Danimarkës”, shpjegon ekspertja e qeverisjes ndërkombëtare Ekaterina Antsygina, nga Universiteti i Hamburgut. “Statusi i Groenlandës brenda Mbretërisë së Danimarkës është i rrënjosur fort në të drejtën ndërkombëtare. Sovraniteti danez mbi ishullin është mbështetur vazhdimisht përmes një ushtrimi paqësor dhe të pandërprerë të autoritetit, përmes pranimit të heshtur nga shtetet e tjera dhe njohjes në forumet ndërkombëtare.”

Sipas saj, deklaratat e Presidentit Trump, megjithëse provokuese, injorojnë themelet solide juridike të sovranitetit danez mbi Groenlandën. Për më tepër, ndonëse ishulli gëzon autonomi të gjerë sipas Ligjit për Vetëqeverisjen të vitit 2009, e drejta e tij për vetëvendosje garanton që çdo hap drejt pavarësisë duhet të jetë një vendim demokratik i popullit groenlandez, një vendim që, për momentin, nuk është marrë.

Me fjalë të tjera: negociimi i drejtpërdrejtë me Nuuk-un për një marrëveshje sigurie që përjashton Kopenhagenin “nuk ka bazë ligjore”.

Pse Stephen Miller gabon kur e përkufizon Groenlandën si “koloni daneze”?

“Të përkufizosh Groenlandën si ‘koloni’ është sot juridikisht e pasaktë dhe politikisht keqorientuese.”

Groenlanda ka fituar: Home Rule në vitin 1979; Self-Government në vitin 2009, me njohjen e qartë të së drejtës për vetëvendosje dhe për zgjedhjen e një pavarësie të mundshme në të ardhmen.

“Të përshkruash Groenlandën si koloni injoron evolucionin kushtetues të ishullit dhe shtrembëron të drejtën ndërkombëtare. Marrëdhënia mes Groenlandës dhe Danimarkës është sot ajo e një territori autonom brenda një shteti sovran, jo e një zotërimi kolonial.”

Sot Trump mendon për një traktat, por në vitin 2019 donte ta blinte Groenlandën. Një tjetër ide e çuditshme?

“Po, por me disa ‘por’”, shpjegon Geraldine Giraudeau, profesoreshë e së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Perpignan-it.

E drejta ndërkombëtare nuk e ndalon në mënyrë absolute blerjen e territoreve. Historikisht ka pasur raste të dorëzimit të territoreve kundrejt pagesës (Luiziana nga Franca te SHBA-të në vitin 1803, Alaska nga Rusia në vitin 1867).

Megjithatë, sot një transaksion i tillë do të kërkonte pëlqimin e të gjitha palëve të përfshira. Në rastin e Groenlandës, kjo do të thotë marrëveshja si e Danimarkës, ashtu edhe e vetë Groenlandës, një kusht që qartazi nuk ekziston.

SHBA-të janë tashmë të pranishme ushtarakisht në Groenlandë. Pse atëherë Trump interesohet kaq shumë për ishullin?

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë një prani ushtarake në Groenlandë me Pituffik Space Base (ish-Thule), një infrastrukturë strategjike kyçe për paralajmërimin e hershëm raketor, mbrojtjen kundërraketore dhe mbikëqyrjen hapësinore.

“Për Uashingtonin, Groenlanda është një aset strategjik”, shpjegon Justina Budginaite-Froehly, studiuese pranë Europe Center të Atlantic Council, sepse pozicioni i saj gjeografik “e vendos drejtpërdrejt mbi GIUK Gap”, korridori midis Groenlandës, Islandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, thelbësor për monitorimin e nëndetëseve ruse, dhe potencialisht kineze, që hyjnë në Atlantik.

Ajo paralajmëron se të ndalesh vetëm te dimensioni juridik nuk mjafton: “Ligjshmëria, e vetme, nuk krijon siguri”. Rreziku i vërtetë nuk është një aneksim formal, por “mundësia e ushtrimit të presionit nga fuqi të jashtme në një zonë strategjikisht të pambrojtur”.

“Nëse Europa dëshiron të sigurojë që asnjë fuqi e jashtme, as SHBA-të, as Rusia, as Kina, të mos mendojë realisht se mund të ushtrojë presion mbi Groenlandën, atëherë duhet të përqendrohet më pak te protestat dhe më shumë te hapat e saj strategjikë”.

“Groenlanda nuk është në shitje, por as nuk duhet lënë e ekspozuar. Nëse Europa nuk merr përsipër përgjegjësinë për sigurinë e saj në Veri, të tjerë do ta bëjnë këtë në vend të saj, duke ndjekur prioritetet e veta strategjike.” / bota.al

Next Post

VIDEO/ Agjentët e ICE vrasin një grua në Minneapolis gjatë një operacioni kundër emigrantëve! Trump: Oficeri ka qëlluar për vetëmbrojtje

8 Janar 2022/ 4 vite nga sulmi i dhunshëm i Berishës ndaj selisë së PD-së

“Trump ka marrë në telefon Ramën dhe i ka thënë ik…”! Dash Sula tallet me Berishën

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved