Poeti dhe analisti Agim Doçi ka komplimentuar deputetin Kujtim Gjuzi mbrëmjen e sotme. Të ftuar në “360 gradë” Doçi është shprehur se dita kur ka parë Gjuzin në parlament ka qenë një nga ditët e tij më të lumtura, pasi sipas poetit, deputeti është ‘bio’.
Pjesë nga biseda në studio
Agim Doçi: Atë ditë që kam parë Kujtim Gjuzin në Parlament ka qenë një nga të paktat ditë të lumtura sepse edhe ky është bio. Prandaj si me humor po të them sonte: a mban mend në fëmijëri mos të ka ra kali në shqelm?.
Kujtim Gjuzi: Unë i hipi kalit në Mukje dhe i dal në mal të Petrelës. I hipi dhe e shaloj kalin.
Agim Doçi: Ruju mos të të vrasin kalin.
Kujtim Gjuzi: Unë i hipi sipër kalit, edhe njëherë po e them, e shaloj kalin.