Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido ka folur sonte në “Opinion” lidhur me minoritetin grek në Himarë. Ai theksoi se ekziston një “absurd” me tabelat e vendosura në rrugë të cilat jo vetëm që janë vendosur në vendin e gabuar, por edhe kanë emërtime që nuk iu përgjigjen me saktësi fshatrave.
-Më the diçka për tabelat e rrugëve.
Ardit Bido: Duhet të jemi të qartë që problemi nuk na vjen vetëm nga Greqia, por edhe nga padija jonë, injoranca jonë. Gjileka dhe Dhërmiu janë dy fshatra të cilat ligjërisht janë të ndara, dhe Gjileka është toponimi i vetëm shqiptar në atë zonë. Ligjërisht, ne kemi Gjilekën dhe Dhërmiun.
Në 2007 kur u është bërë rruga, për shkak të ndërhyrjeve absurde tabela në hyrje të fshatit Gjilekë është Kondraq, është tabela e vetme në Republikën e Shqipërisë që ka emrin e lagjes dhe jo të fshatit.
Është e vetmja! U zhduk Gjileka. Kjo është tabela e plazhit të Gjilekës që ne e quajmë Drimadhes, është shpikje. E ka vendosur një biznesmen i lagjes aty. Dhe nuk është përdorur plazhi i Gjilekës, por Drymades i fshatit ngjitur.
Në fshatra që Greqia konsideron minoritet, por që janë fshatra ortodokse shqiptare sepse kemi tabelë dygjuhëse si Kardhikaqi që është fshati i vetëm në Shqipëri me shumicë vllehe, pra të regjistruar në gjendjen civile si rumunë. Akoma dhe fshati Çlirim që është fshat bektashinj shqiptar, që është quajtur Clirim me SMT, shumë interesante. Vendosin tabela me gjuhën greke gjuhë të parë që popullsia vendase nuk e ka problem dhe ka një tufë fshatrash që nuk kanë tabela dygjuhëse.
Shteti shqiptar i zëvendësoi tabelat pa pyetur si është situata, as ku duhet të ishin, siç ishin vendosiu vënë gjuhën shqipë të parë dhe gjuhën greke të dytë. Janë dhe naiviteti i palës tonë, dhe ndërhyrja e shtetit grek që prodhojnë këtë rezultat që ne shohim sot.