Pas një seance maratonë që ka nisur në orën 09:00-19:30, gjykata e Durrësit ka lënë të lirë 10 nga 19 policët dhe zyrtarët e arrestuar për abuzimet me pronat.
Gjyqtari Paulin Cera ka vendosur që të lërë të lirë “shefat” dhe në burg ndihmës specialistët e sekretarët, si dhe vetëm një ndërtues. Më konkretisht kanë lënë qelitë Sami Xhafa (shefi i stacionit policisë Manzë), Nikollë Marku (OPGj Manzë), Besnik Domi, (shef rendi në Shijak), Astrit Nuri (specialist i armatimit në policinë e Durrësit), Julian Kacadej (Specialist në IMT), Marius Shahini (drejtori i IMT në Shijak), Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi dhe Qerim Doka (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje)
Ndërkohë, kanë mbetur në burg Haxhi Sherra (ndihmës specialist Komisariati Shijak, Petrit Neziri (ndihmës specialist policia Manzë), Ndricim Shika (ndihmës specialist policia Shijak), Gjergji Gerco (sekretar njësisë administrative Sukth), Adem Lika (ndërtues), Dëshir Dakoli (me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës), Agim Osmani (ndihmës specialist policia Durrës), Ermal Petova (OPGj Manzë), Gani Dama-polic patrulle (në kërkim).
Seanca gjyqësore për rivlerësimin e masës së të arrestuarve është zhvilluar në pjesën më të madhe të saj pa praninë e kamerave, e megjithatë burime për Report Tv bëjnë me dije se vendimi i gjyqtarit ka hasur kundërshtinë e vetëm njërit prej të arrestuarve i cili mësohet të ketë thënë “kjo nuk është drejtësi”.
Të gjithë të arrestuarit ishin të pranishëm në gjykatë, për policin Gani Dama masa u dha në mungesë, pasi është ende në kërkim, ndërsa Astrit Nure, specialist armatimi, që është pezulluar nga detyra dhe është lënë në detyrim paraqitje, përfaqësohet me avokatin. Një detaj interesant nga seanca është fakti që kafazi i qelqtë ishte shumë i vogël për të qëndruar të gjithë dhe një pjesë e të arrestuarve qëndruan jashtë tij.
SI funksiononte skema e mashkrimit?
Të arrestuarit kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave, ndërsa në këmbim jepnin lejet për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj. Me anë të kësaj skeme abuzive ata shmangnin zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre. Por përveçse kanë favorizuar biznesmenët të ndërtojnë pa leje, kanë falsifikuar dokumentet, nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarë të ndryshëm për abuzimet që po ndodhnin në këto zona me ndërtimet pa leje. Sipas dosjes hetimore, policët i lejonin ndërtimet pa leje kundrejt pagesave nga 1500 deri në 7 mijë euro.
Të pandehurit para gjykatës
Lihen të lirë
Sami Xhafa (shefi i stacionit policisë Manzë)
Nikollë Marku (OPGj Manzë)
Besnik Domi, (shef rendi në Shijak)
Astrit Nuri (specialist i armatimit në policinë e Durrësit)
Julian Kacadej (Specialist në IMT)
Marius Shahini (drejtori i IMT në Shijak)
Dritan Koçi (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje)
Paulin Meta (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje)
Gjon Zefi (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje)
Qerim Doka (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje)
Mbeten në burg
Haxhi Sherra (ndihmës specialist Komisariati Shijak
Petrit Neziri (ndihmës specialist policia Manzë)
Ndricim Shika (ndihmës specialist policia Shijak)
Gjergji Gerco (sekretar njësisë administrative Sukth)
Adem Lika (ndërtues)
Dëshir Dakoli (me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës)
Agim Osmani (ndihmës specialist policia Durrës)
Ermal Petova (OPGj Manzë)
Gani Dama-polic patrulle (në kërkim)