Policia greke publikon fotot e dy pedofilëve shqiptarë dhe të një shtetasi grek të arrestuar për abuzim ndaj të miturve në Makrohori, Veria.
Altin Gega lindur në Shqipëri më 21-01-1994 dhe Jorgo Bulick lindur me 18-09-1996 në Shqipëri së bashku me një të moshuar grek abuzonin ndaj të miturve në periudhën 2016-2017.
Policia bën të ditur se Altin Gega kishte lidhje me nënën e të miturve. Jorgo Bulicko ishte shoku i tij, ndërsa i moshuari shkonte me pagesë.
Të gjitha veprimet ndodhnin në dijeni të nënës së të miturve. Të tre pedofilët dhe nëna janë arrestuar dhe po kryejnë dënimin.