Deputetët e Partisë Demokratike do të marrin pjesë sot në seancën plenare ku do të miratohet aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Pavarësisht kundërshtimit për mënyrën se si po miratohet marrëveshja, demokratët do të votojnë pro.
Ndërkohë, sot, në orën 09:00, do të kenë edhe një mbledhje në selinë e PD-së.






