Pas një perjudhe emigrimi në Kosovë në televizionin e Berat Buzhalës, Adi Krasta duket se ka ndërmend të rikthehet sërish në atdhe.
Këtë lajm ai ka zgjedhur ta japë vetë personalisht duke njoftuar se tashmë e ka gjetur një hapësirë të fjalës së lirë dhe se ai sipas tij është televizioni i Çlirim Pekës, apo i njohur ndryshe si televizioni i Shkëlzen Berishës, djalit të ish- kryeministrit Sali Berisha.
Pavarësisht se ai është ankuar vazhdimisht për mungesë të lirisë dhe pavarësisë së fjalës së gazetarëve, tashmë ai ka mundur të gjejë vendin të cilin e quan si të duhurin për profesionistë dinjitozë si ai.
“Para disa ditesh kolege gazetare qe po punojne per nje stacion te ri televiziv, Syri Television, me kane bere nje ftese publike per te punuar me ta.
E pranoj me deshire ftesen e tyre te respektueshme.
Gjithmone kam patur bindjen se gazetaria mund te jete nje profesion dinjitoz. Faktet jane kokeforte e te pandryshueshem. Ja vlen te punohet per t’i percjelle ato tek publiku besnikerisht. Vendit i duhet nje publik i informuar.
Eshte gjithmone nje lajm i mire lindja e nje televizioni te ri”, shkruan Krasta i cili tashmë do t’i bashkohet ikonës tjetër të gazetarisë së lirë Çlirim Peka. (TemA)