• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, November 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Adrian Thano: E rëndë, merr fund enigma, zbardhet kush e ka zhdukur letrën e SPAK për doktorin

November 14, 2025
in Blog

I dashur doktor,

Ti ke qenë gjithmonë transparent për 21 janarin. Për një dekadë e gjysmë u ke çjerrë maskën gjithë puçistëve që nuk puçizuan dot as veten, terroristave me çadëre që u bënë pisqolla, pisqollat që u bënë kallash, kallashët që përfunduan lapsa. Kur këto u shkrinë si bora në bjeshkë, bëre deklaratën epike se po të ishte nevoja, do vrisje edhe 300 të tjerë, madje edhe vetë Edvinin e zi.

Ku ka nevojë një repertor i tillë heroizmi, një trim i tillë baladash të fshihet pas rojes së pallatit. Jo more zotëri, ti nuk fshihesh as pas rojes, as pas fletëve. Fletët fshihen pas teje.

Ti si gjithmonë je shumë më lart se procedurat, sesa postierët, sesa letra që humbasin rrugës. Ti je ai që e njeh drejtësinë më mirë se drejtësia vetë, aq sa në vend që të të thërrasin ty, shpesh del se duhet t’i thërrasësh ti ata të SPAK-ut e t’u japësh ca udhëzime.

Një copë letre përballë gjithë kësaj opulence nuk është asgjë. Letrat janë për njerëzit e zakonshëm. Ti je doktor. Ti nuk pret thirrjen, ti e paralajmëron thirrjen! E ke thënë vetë, me mijëra herë, para mikrofonëve, që Skapi i Ramës nuk të tremb. Sepse je njeriu që, sipas teje, ka pasur gjithmonë të drejtë. Dhe të drejtët, siç dihet, shkojnë vetë në prokurori, si kalorës të dritës, për të pastruar emrin e tyre.

Si të mos shkosh vetë, o doktor? E vërteta do triumfojë. Nëse triumfon, aq më mirë për ty. Nëse s’triumfon… prapë do gjesh një arsye pse nuk triumfoi. Ti ke furnizim të pashtershëm. Ke kapërcyer çdo logjikë, çdo fakt, çdo autopsi, çdo provë video, çdo gjë që bota e ka parë me sy. Do ta kapërcesh edhe këtë letrën.

Andaj, mos u merr me postën, doktor. Nuk ka rëndësi nëse ka ardhur letra, apo nëse u tremb postieri i gjorë nga emri yt. Rëndësi ka që ti, trim i pashoq, i pastër si bilbili në pranverë të ngrihesh e të shkosh vetë në SPAK. Kështu, pa formalitete. Bëhu si gjithmonë hero i vetëshpallur, dhe tregoju se nuk të tremb as ftesa, as e vërteta, as e kaluara.

Në fund të fundit, për ty, kjo nuk është as dramë, as krizë. Është thjesht episodi i radhës i serialit të gjatë që ke shkruar vetë

Pa ironi të përkorë, ai qytetari që të ka dëgjuar për 14 vjet me adhurimin që meriton vetëm saga jote e pafundme./Gazeta Dita

Next Post

The Sun artikull për Brojën: Sulmuesi në shok, ka ngjallur shqetësime pasi u pa i përlotur

Përtej emocionit, edhe si nderim për gjyqtarin e vrarë në krye të detyrës

Kinezi që filmonte gratë e Londrës nën fustan, dënohet me burgim të përjetshëm

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved