Avokat Genc Gjokutaj i është përgjigjur interesimit të gazetarit Adriatik Doçi në emisionin “3D” kur u pyet se ku ndodhet Ilir Meta, teksa dy ditë më parë analisti Plator Nesturi po në këtë emision, theksoi se kreu i Partisë së Lirisë është larguar jashtë vendit.
Gjokutajt ka theksuar se Ilir Meta nuk ka një proces penal që ai të jetë marrë në mbrojtje prej tij dhe as ndonjë masë që është vendosur ndaj kreut të Partisë së Lirisë.
Ai theksoi se Meta është njeri i lirë dhe mund të jetë në Skrapar ose në Tiranë.
Adriatik Doçi: Ju keni edhe një klient tjetër që mbroni që është Ilir Meta, a jeni në dijeni se ku ndodhet dhe keni një informacion nëse është arratisur jashtë dhe nëse ka ndonjë masë sigurie?
Genc Gjokutaj: Termi klient nuk është term ligjor e para. E dyta, Ilir Meta nuk ka ndonjë proces penal që të jetë i mbrojtur prej meje. Ilir Meta nuk ka ndonjë masë që ka thyer ndonjë rregull. Unë nuk e di ku është se unë nuk shkoj mbrapa Ilirit. Ilir Meta është kryetar i Partisë së Lirisë i cili ka lirinë të lëvizë të vijë të vejë, mund të jetë në Skrapar, mund të jetë në Tiranë. Unë e nuk e di. Shiko kjo pyetje nuk ka lidhje sepse po shikoj diçka, përmbajuni objektit të këtij emisioni. Unë jam ftuar për çështjen Berisha. Nëse do të filloni të më pyesni ku ndodhet ky apo ai, pastaj, mund t’i shikosh, Shqipëria ka dy satelitë.
Ndërkaq, në emisionin “3D” para dy ditësh, analisti Plator Nesturi. Duke komentuar ccështjen e ish-kryeministrit Berisha, theksoi se as kreu i PL-së, Ilir Meta, nuk është në Shqipëri.
“Natyrisht që nuk është në Shqipëri”, këmbënguli ai kur u pyet nga të pranishmit, por pa dhënë hollësi.
“Që zoti Meta nuk ndodhet në Shqipëri ky është një fakt i njohur kështu që nga facebook-u do ta bëjë opozitarizmin”, tha Platon Nesturi.
Ilir Meta po hetohet nga Altin Dumani për dosjen CEZ-DIA dhe nga Sotir Kllapi për dosjen e lobimit.