Shqipëria dhe Kosova prej kohësh janë në kërkim të biznesmenit Nuel Kalaj. Mik i familjes Berisha, i cili refuzon të zbardhë aferat e qeverisë “Berisha” me CEZ.
Por edhe pse është në kërkim biznesmeni Kalaj shfaqet në krah të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe një tjetër personi.
I akuzuar se ka luajtur rolin e sekserit për marrëveshjen e privatizimit të OSSH mes kompanisë çeke të energjisë, CEZ dhe qeverisë “Berisha”, ai nuk u paraqit për të dëshmuar asnjëherë në Komisionin Hetimor të Kuvendit pas fletëthirrjes.
Aktualisht dosja hetimore e CEZ ndodhet në prokurorinë e Tiranës, ndërsa hetimet po drejtohen nga Ndini Tavani dhe Erjon Imeraj.
Autoritetet shqiptare i kanë dërguar një letërporosi palës kosovare për ta marrë në pyetje në lidhje me akuzat e ngritura në Shqipëri, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje, pasi ende nuk kanë rënë në gjurmët e biznesmenit, ndërkohë ai shfaqet i qetë duke pozuar në një aktivitet me Haradinajn.