Ilir Meta dhe Sali Berisha janë personat me më shumë dosje të hapura në drejtësinë shqiptare. Historikisht ata janë cilësuar si politikanët që kanë “rrjepur” popullin në 30 vite, mirëpo për herë të parë prokurorët specialë shqiptarë nën patronazh nga amerikanët ka gjetur forcën që t’i hetojnë dhe akuzojnë zyrtarisht.
Afera “Partizani” është vetëm maja e ajsbergut për Sali Berishën, pasi dosja e tij e zezë “e non gratës” përmban dhjetëra prova që nëse SPAK i heton siç duhet përfundon pas hekurave jo vetëm ish-kryeministri, por edhe e gjithë banda që ka bashkëpunuar me të për të shkaktuar vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri.
Nga ana tjetër në rrethin e ferrit si asnjëherë më parë është dhe Ilir Meta. SPAK është drejt përfundimit të hetimeve të dosjeve të tij korruptive.
Dosjet e Berishës
Dosja më e freskët është ajo e vrasjeve në Tropojë. SPAK po heton një padi të bërë nga familja Haklaj, e cila akuzon Berishën për vrasjen e djemve të saj. Vetë Zylfie Haklaj paralajmëroi pak javë më parë ekskluzivisht për gazetën “SOT” se fundi i Sali Berishës është shumë afër.
Sipas saj, do të jetë pikërisht dosja “Tropoja” që do të çojë pas hekurave ish-kryeministrin. “Në radhë të parë duam t’ju falënderojmë ju dhe një pjesë të mediave që keni qenë zëri jonë në kohen qe drejtësia nuk ka funksionuar. Kjo është arsyeja që ne jemi prononcuar në media. Besojmë që SPAK do ta çojë deri në fund punën e nisur. Po të ishte një njeri normal do të tronditej nga viktimat qe ka shkaktuar në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë, por ai është një qen i tërbuar që jo vetëm nuk po shpreh keqardhje por po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara.
Për shkaqet dhe nisjen e vrasjeve qe ky monstër na ka shkaktuar, tani fjalën e ka drejtësia”, u shpreh Zylfie Haklaj në një prononcim për gazetën “SOT”. Një tjetër dosje që mund të fundosë Berishën është edhe ajo e Gërdecit. Fatmir Mediu u dërgua në gjyq, por SPAK po heton për shpërdorim detyre dhe përfshirje në trafiqe fishekësh. Thirrja e Shkëlzen Berishës pak ditë më parë nga SPAK pritet të hapë “Kutinë e Pandorës”.
Po ashtu dhe ngjarja e rëndë e “21 janarit” pritet të tronditë Berishën. Pas 12 vjetësh, Gjykata Europiane e të të Drejtave të Njeriut, e cila shqyrtoi edhe një herë nga e para krimin shtetëror të 21 janarit, pas padisë së familjarëve të Aleks Nikës nxori si përfundim se shteti ishte vrasësi, duke tejkaluar kompetencat, Sali Berisha prishi provat shkresore e filmike, mori nën sqetull të dyshuarit si ekzekutorë dhe sulmoi e pengoi me sa mundi hetimin e prokurorëve.
De facto para nesh u shfaq një ngjarje e hetuar në mënyrë hipokrite dhe duke fshehur fajësinë e autorëve kryesorë, një tragjedi e shkaktuar me dorën e shtetit, e cila është tentuar rregullisht të kamuflohet nga vetë shteti. Por çfarë tregon tjetër vendimi i Strasburgut? Dosja e 21 janarit me prova të rindërtuara dhe të paprishura është në duart e ndërkombëtarëve. Amerikanët kanë dhënë shpesh sinjale për hapjen e kësaj dosjeje.
Dosjet e Ilir Metës
Nga ana tjetër, SPAK nga dita në ditë mund të trokasë dhe në dyert e Ilir Metës, por këtë herë jo për ta thirrur brenda ambienteve të prokurorisë. Burime bëjnë me dije se kreu i Partisë së Lirisë mund të arrestohet me akuzën e pastrimit të parave.
Dosjen CEZ-DIA, për shkak të presionit të madh politik, e ka marrë vetë në dorë prokurori i hekurt dhe i pakompromis, Altin Dumani, njeriu i besuar i amerikanëve për t’i dhënë fund tranzicionit dhe kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri. Nëse vërtetohet se paratë e aferës CEZ-DIA kanë përfunduar tek LSI dhe xhepat e Ilir Metës, ky i fundit pritet të akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Nga ana tjetër, prokurori Sotir Kllapi ka në duar dosjen e lobimit.
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Qipro ka ardhur përgjigja zyrtare për letërporositë e SPAK-ut, ku konfirmohet se gjatë viteve 2016-2017, Ilir Meta ka shpenzuar qindra mijëra euro për lobim në SHBA, para këto që nuk u dihet burimi dhe që nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKPKI. Meta mund të akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim formularësh. Arben Kraja ka në duar dosjen e shërbimeve estetike.
Nga hetimet është provuar se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shpenzuar dhjetëra mijëra euro për dobësim dhe shërbime të tjera estetike në Vjenë dhe San Marino. Shpenzimet nuk janë deklaruar në ILDKPKI. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mund të akuzohen për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Të tre dosjet kanë faktuar lëvizjen e parave. /Sot