Nga Klodian Tomorri
Shqetesimi se qeveria po krijon ministri propagande eshte i kote. E gjithe qeveria, qe ne diten e pare te saj, ka qene nje ministri e madhe propagande. Gjithsesi Agjencia e Propagandes eshte e pademshme, se ti ke mundesi ta luftosh me media.
Ajo qe eshte e demshme dhe qe nuk ka kure eshte agjencia tjeter qe po behet gati. Shume shpejt qeveria do te krijoje Agjencine e Donacioneve.
Agjencia e Donacioneve do te administroje te gjithe fondet e huaja te buxhetit dhe kryetar i saj flitet se do te jete Ilir Beqja.
Me pak fjale do te krijohet nje xhep i madh ekstrabuxhetor gati 1 miliarde euro ne vit, i cili do te shpenzohet jashte disiplines financiare dhe ligjeve te buxhetit. Kjo eshte cmenduri.
Shqiperia do te kete dy ministri financash. Nje ministri qe menaxhon fondet e brendshme te buxhetit dhe nje agjenci, qe menaxhon fondet nga jashte.
Meqe po mbaron xhepi i rindertimit, tani duhet krijuar nje xhep i ri per te kanalizuar fondet me eficence dhe pa siklete aty ku duhen.