• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, November 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Agjent me kontratë i AMP-së dhe pronar i “Ramel”, miku i Gilmando Danit me hotel në qendër të Tiranës

November 13, 2025
in Dosja X

Mustafa Sheqeri alias Muçi Shaljani, i cili u plagosnë atentat në rrethrrotullimin e Rinasit, ishte agjent me kontratë i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe në fund të muajit Nëntor, ajo i përfundonte zyrtarisht.

Miku i Gilmando Danit ishte rekrutuar me kontratë 3 mujore në AMP dhe pa asnjë procedurë verifikimi, ndërkohë që siç mëson Newsbomb.al, kishte siguruar dhe një certifikatë sigurie, çka i jepte qasje në informacione sekrete dhe të klasifikuara.

CSP, është dokumenti zyrtar i lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.

Është e pakuptueshme sesi Muçi Shaljani kishte mundur të siguronte këtë certifikatë sigurie, kur ai njihej në Tiranë për miqësinë e hershme me Gilmando Danin, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Kohët e fundit, pas daljes nga qelia 47 vjeçari mësohet se kishte marrë drejtimin e grupit.

Sipas Newsbomb, 40- vjeçar merrej me “marrjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme” dhe prej vitit 2018, kishte në pronësi hotel “Ramel” më Tiranë.

Nga një verifikim i redaksisë, rezulton se ky hotel ishte i licensuar dhe nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, e cila në vitin 2022, e kishte njohur “Ramel” zyrtarisht si strukturë akomoduese të regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

Mustafa Sheqeri alias Muçi Shaljani ishte shofer i mjetit luksoz Mercedes Benz S Class dhe pasagjer në vendin e parë kishte Gilmando Danin.

Ata sapo ishin kthyer nga një udhëtim 4 ditor në Barcelonë dhe pak minuta para vrasjes, kishin marrë mjetin e parkuar në parkingun e Aeroportit të Rinasit dhe ishin nisur drejt Tiranës. Sapo Mercedesi mbërriti në rrethrrotullimin e aeroportit, ra në atentat.

Autorët raportohet se kanë qenë në një makinë me targa greke dhe kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi nga ana e djathtë e mjetit, pasi Gilmando Dani ndodhej në vendin e parë si pasagjer.

Nga breshëria, plumbat kanë përshkruar dhe anën tjetër, duke prekur dhe shoferin Muçi Shaljani. Mjeti luksoz nuk ishte në pronësi të të plagosurit dhe as të viktimës, por i shtetasit Ervis Kosova.

Next Post

Edhe këtë të premte po presim te varret

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi fundin e mbylljes më të gjatë të qeverisë në historinë e SHBA-së

Italian shkuan turistë për të vrarë për qejf me snajper?! Prokuroria e Milanos hap dosjen e vrasjes së civilëve në Bosnjë në vitin 1990

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved