Një ditë pasi Partia Demokratike bëri me dije, sipas saj, fakte konkrete që “kompania “FUSHA SHPK”, përmes pazareve të pista me Kryeministrin Rama, pastron paratë e pista në punë publike”, siç u shpreh deputetja Vokshi, sot, nga selia blu, në një dalje për mediat, ishte Sali-jarani, i cili denoncoi, se kjo kompani, sipas tij, është subjekt i ligjit Antimafia.
“Shkëlqim Fusha, pronar i kompanisë dhe mik personal i Edi Ramës, është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës, i rikapur disa muaj më parë në Spanjë, me 75 kg heroinë. Ky fakt, u mbajt i fshehur nga ministria e Fatmir Xhafës.
PD s’do bënte kurrë përgjegjës dikë për veprimet antiligjore të një të afërmi të tij, por lidhjet e “Fusha shpk” me djalin e xhaxhait trafikant droge kanë një hallkë të fortë, ish kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha. Petrit Fusha është vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, menaxhon një resort të njohur në periferi të Tiranës dhe mbyll dosjet për Veliajn dhe Ramën.
Kryeprokurori Fusha, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, pas kësaj Rama dhe Veliaj i dhanë Çim Fushës, ndërtimin e Sheshit Skënderbej dhe ndertimin e parkingut privat aty. Petrit Fusha ka mbyllur shumë dosje të tjera qeveritare të ministrave më të korruptuar të Ramës”, tha Salianji.
Në fakt, Petrit Fusha është miku i Llallës dhe ka mbyllur dosjet e Lulit dhe të Berishës, sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj, kurrë nuk kanë patur dosje në prokurori. Kurse të akuzuarit për Ardit Gjoklajn, Teqja, është sërish miku i Bashës dhe ortaku i kunatit të Bashës, i cili është ai që e kishte licensuar me firmë nga Basha, bashkë me kunatin për riciklimin e mbetjeve në Sharrë dhe policët bashkiak të Bashës, nuk bënin gjë tjetër por dhunonin romët, që mblidhnin plastik dhe letrave nëpër kazane./Ekskluzive.al
Deklaratë e Sali jaranit
Dje, Partia Demokratike bëri publike fakte konkrete që provojnë pazarin mes Edi Ramës dhe kompanisë Fusha për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit tek 6 kullat e Teatrit Kombëtar.
Ne treguam se si Fusha ndërtoi në të zezë godinën luksoze të kryeministrit për të paktën 5 milion euro dhe mori prej Edi Ramës rreth 80 milionë euro tendera, shumica pa garë, si dhe një konçesion 125 milionë euro.
Sot ne po u bëjmë të ditur shqiptarëve se kompania Fusha është subjekt i ligjit antimafia dhe subjekt që mund të pastrojë paratë e pista të drogës dhe trafiqeve.
Lidhjet e gjakut janë ato që shpjegojnë gjithçka.
Shkëlqim Fusha, pronari i Fusha shpk dhe mik personal i Edi Ramës, është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës, i rikapur disa muaj më parë në Alikante të Spanjës për 75 kg heroinë, por ky fakt u mbajt i fshehur nga ministria e Fatmir Xhafës.
Partia Demokratike nuk do të bëntë kurrë përgjegjës dikë për veprimet antiligjore të një të afërmi të tij, por lidhjet e Fusha shpk me djalin e xhaxhait trafikant ndërkombëtar droge prej më shumë se 20 vjetësh, kanë një hallkë të fortë- ish kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha.
Petrit Fusha, që deri dje drejtonte Prokurorinë e Tiranës, është vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, menaxhon një resort të njohur në periferi të Tiranës dhe mbyll dosjet penale për Erion Veliajn dhe qeverinë e Edi Ramës.
Kryeprokurori Fusha, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Çim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje. Të gjithë e kanë parë në atë kohë foton, kur Veliaj drekonte me vëllain kryeprokuror të trafikantit të drogës.
Petrit Fusha ka mbyllur shumë dosje të tjera qeveritare të ministrave më të korruptuar të Edi Ramës, Ilir Beqjes dhe Damian Gjiknurit. Nga ministria e Gjiknurit kompania Fusha ka marrë vetëm këtë vit dy punë të mëdha: konçesionin e Kalivaçit dhe Bulevardin e Vlorës.
Janë shumë të qarta lidhjet mafioze mes kompanisë Fusha, ku Edi Rama do të pastrojë paratë e pista me 6 kulla tek Teatri dhe vëllezërve Fusha, njëri kryeprokuror që mbyll hetimet për Veliajn dhe ministrat e Ramës, njëri trafikant ndërkombëtar droge, i cili furnizon biznesin familjar me para kriminale.
Çdo prokurori në një vend demokratik do të niste menjëherë hetimin duke zbatuar ligjin Antimafia për kompaninë Fusha. Por prokuroria private e Edi Ramës nuk ka për të hetuar kompaninë që do të pastrojë paratë e pista të kryeministrit.
Edhe në rastin e Fatmir Xhafës me të vëllanë trafikant ndërkombëtar droge, ne provuam se ligji Antimafia nuk zbatohet për krimin dhe drogën e lidhur me pushtetin e Edi Ramës.
Janë këto afera gjigande korrupsioni dhe është kjo lidhje me krimin e organizuar që mban peng të ardhmen e Shqipërisë!
Sa më gjatë t’i lejojmë të na drejtojnë, aq më e lartë do të jetë fatura për vendin!