Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka folur për gabimet dhe mëkatet e tij që ka bërë në politikë. Gjekmarkaj theksoi se mëkatet e tij mund të jenë vetëm ato për sa i përket konflikteve që ka pasur me kreun e PD, Sali Berisha apo me anëtarë të tjerë. Por, ai i penduar shton se nuk ka futur ndonjëherë duart tek xhepat e qytetarëve shqiptarë.
“Mendoj se është një lider i padiskutueshëm. Një faktor i padiskutueshëm. Mbart të gjitha valencat, që mbart PD në të gjitha vitet. Në të gjitha valencat që ka PD në të gjitha vitet, Sali Berisha është njeri dhe jo shenjtor.
Njerëzit kanë pasur uljet dhe ngritjet e veta. Por është një ‘burrë shteti’ që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Në momentet kyçe të saj. Mjafton të kujtosh vitin 1990 si udhëheqës i revolucionit demokratik.
Themelues i pluralizmit, Shqipërinë në NATO dhe Shqipërinë pa viza. Mendoj pak kush si Berisha ka kontribuar në historinë Shqipërisë moderne.
Kemi thënë shumë gjëra në linjë konflikti, nëse këto janë mëkatet e mia në politikë ti mbaj me kënaqësi.






