Agron Shehaj ka kërkuar mbylljen e RTSH-së, pasi sipas tij, paratë për financimin e televizionit publik janë para të shpenzuara kot.
Ai thotë se me mbylljen e RTSH-së, do të kurseheshin 30 mln euro në vit.
“Një televizion publik që nuk e shikon askush, nuk e ndjek askush, dhe nuk ka asnjë ndikim real,shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat tuaja.
Vetëm një shembull nga shumë të tjerë. Kështu i kursej unë Shqipërisë 1 miliard euro në vit, duke ndalur abuzimin, jo shërbimin;duke larguar parazitët, jo mësuesit e mjekët”, shprehet Agron Shehaj.