Ish-sulmuesi i njohur i Tiranës, Agustin Kola, ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, ku flet për gjëndjen e vështirë në të cilën ndodhet ekipi.
Ai thotë se përgjegjës nuk është presidenti Refik Halili, por bashkëpunëtorët e tij. Në fjalët e Kolës ka edhe racizëm, pasi thotë se ata që kanë ardhur nga rrethet, kanë bërë rrëmujë Tiranë.
“Tirana është botë tjetër. Ridi është i butë, si tironsit. Hapin dyert për të të respektuar. Po kujt t’ia hapësh dyert… Atyre që kanë bërë lëmsh Tiranën, kryeqytetin.
Gjyshi im kur erdhi në 1927-ën nuk u shiste mend tironsave, por për të jetuar, duke respektuar të gjithë. Edhe unë kur shkova në Greqi doja të punoja, luaja dhe jo t’u shisja p..dhë grekëve, sepse kishte ndryshime të mëdha. Këta bëjnë ndryshe”.