• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, October 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ahmetaj nga Zvicra: Dumani nuk ka lënë shok pa më masakruar”! Pendohem për besimin e dhënë ndaj Edi Ramës

October 28, 2025
in Dosja X

Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj i ka folur hapur në lidhje me hetimet e SPAK dhe trajtimin që po i bëhet çështjeve të tij në media dhe drejtësi.

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ , Ahmetaj ka denoncuar Altin Dumanin për dhunë ndaj familjes dhe shokëve të tij, si dhe mënyrën selektive dhe jo të drejtë të hetimeve ndaj tij. Ahmetaj ka theksuar se akuzat ndaj tij janë të pabaza dhe se gjatë gjithë karrierës ka mbrojtur interesat e shtetit, duke kundërshtuar koncesione dhe projekte të dyshimta si inceneratorët, aeroportin e Vlorës dhe Thuman-Kasharin.

Ai gjithashtu ka përmendur manipulimet dhe presionet brenda SPAK, duke kritikuar standardet e drejtësisë dhe trajtimin ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve.

Pjesë nga intervista e Arben Ahmetaj

-Termi i përdoruar sot nga drejtuesi i SPAK nuk ishte i saktë, kur ju ftoi të bëhej bashkëpunëtor. Por ka një mundësi që ju ta jepni dëshminë tuaj dhe kjo bëhet nëpërmjet komisioni ‘rrogator’ e njeh Kodi i procedurës penale një gjë të tillë, ose me letër porosi. Do ishit i interesuar ta bënit një hap të tillë.

Arben Ahmetaj: Unë kam dalë dhe kam denoncuar. Sa herë unë denoncoj ky shkatërron familjen time, dhe shokët e mi. Ky nuk ka lënë shok të mi pa masakruar, pa tentuar me dhunë ti fusë në pjesë me mua. Çfarë nuk i ka bërë familjes time, e ka shpërbërë. Nënën time e ka dërguar atje ku nuk duhet të vejë edhe për 100 vite të tjera. Mua ma ka kthyer duhanin në ushqim. Çfarë të bëj më unë.

Ky thotë e kam personale, nuk më pyetur kur shkova aty. I kam marrë me radhë unë. Beketi, McGonigal, ‘Tigrat’, Thuman-Kashar, tuneli, aeroportin e Vlorës e kam paralajmëruar dhe ka edhe të tjera që do i them në intervistën e radhës, për 2-3 muaj.

Çfarë kërkon ky tani. Kemi indicie rast pas rasti këtij të kërkuarit të tij dhe drejtësia e Edi Ramës. Kur je brenda të kap temperatura nuk arrin të shikosh dritën. Pse mo, tallet me shqiptarët ky tani. Kështu i duan këta, statistika.

Unë dalë në intervistë dhe SPAK me dhunë ndaj gjyqtarëve, marrin vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku thotë se, sekuestrot ndaj meje janë të paligjshme dhe i urdhëron që të bëjnë atë që duhet të bëjnë. Gjykata e Apelit për 5 minuta me 1 seancë, ditën e shtunë, thotë se nuk e ndryshojmë vendimin ne, kur të mbarojë çështja.

Këto janë 10 standarde, nuk është drejtësi kjo, që aspirojnë shqiptarët.

Bëjini një pyetje Altin Dumanit. Ka ky një hetim që ta ketë filluar vetë nga ‘a në zh’, për organizatat kriminale në Shqipëri. Zero, përkundrazi, por do ta themi tek intervista tjetër. E them prap, pushka top ti bëhet, të shtojë akuzat, të sajojë siç ka bërë Edi Rama, që ka urdhëruar qeverinë; gjejani këtij, se nuk kam bërë asgjë. I vetmi gabim që kam bërë në jetë, dhe që pendohem është besimi naiv përtej 100% që kam pasur.

Për çfarë të pendohem unë? Që kam kundërshtuar koncesionin e TVSH-së, se ishte kriminal.

Për çfarë të pendohem unë? Që kam kundërshtuar inceneratoret. Jo nuk pendohem.

Që kam kundërshtuar formatin e aeroportit të Vlorës. Jo more nuk pendohem.

Që kam thënë se Thuman-Kashar nuk duhet bërë ashtu, jo nuk pendohem. Për të vetmen gjë që pendohem është që, kam pasur besim dhe dashur pa kufi, gati vëllazërore që ka thikën në dorë ndaj të gjithë njerëzve rreth e rrotull.

E mbani mend, para disa javësh nxora procesverbalin e çështjes ‘Buka’ në media, ku prokurori Elvin Gogaj që duhet të përgjigjet një ditë. Këta duhet të bëhen bashkëpunëtor, të tregojnë se kush i ka shtyrë, se unë e di, por ta dëgjojnë shqiptarët nga goja e tyre.

Në seancë thotë dy gjëra të rënda. E para thotë, po të ishte Ben Ahmetaj i pafajshëm nuk do të bridhte rrugëve të Europës, por do të vinte këtu. Do vija atje për të mos dalë i gjallë nga burgu. Do vij atje, por ti them të gjitha, ti mbrohem taman unë, të dalë e vërteta dhe të vij patjetër.

Prezumim pafajësie nuk ka, se kanë kanë stil që arrestojnë avokatët në seancë.

E dyta thotë, që akuza se Arben Ahmetaj ka dëmtuar interesat e shtetit është lapsus. Ej po ti nuk ke lënë media pa ja thënë që, dëmi që ka bërë Arben Ahmetaj ka qenë 7 milion. E vërteta është e kundërta. E vërteta është se, Arben Ahmetaj ka mbrojtur interesat e shtetit. Po të bëja gabimin dhe të shkelja ligjin, sot privati do ishte duke ngrënë paratë që janë të shqiptarëve. Privati ha paratë e veta, paratë e shtetit kanë shkuar në buxhet. Kjo është e gjithë historia e asaj, është qesharake. Dhe më del aty dhe thotë, është i mirëpritur të bëhet bashkëpunëtor. Për çfarë krimin?

Next Post

Çifti miliarder nga Teksasi dhuron 95% të pasurisë prej 11 miliardë dollarësh, gjesti që ka mahnitur botën

Reforma në drejtësi si një operacion special propagandistik

A mund ta arrijë Trump paqen e përjetshme në Gazë?

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved