Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka reaguar pas diskutimeve të shumta për prekjen e pensioneve.
Gjatë seancës plenare Ahmetaj tha se pensionet jo vetëm që nuk do të ulen, por sapo janë rritur me 21 milionë dollarë.
Gjithashtu Ahmetaj sqaron se debati për uljen e pensioneve përfshin ato suplementare, ku bëjnë pjesë ish-deputetët që marrin katërfishin e një pensioni të zakonshëm.
“Një debat i padenjë për pensionet, jo vetëm që nuk kemi ndërmend ti prekim, të askujt, por ne sapo i rritëm me 21 mln dollarë dhe do të vijojmë ti rrisim.
E dini cfarë janë pensionet suplementare, shumë ish-deputetët që marrin katërfishin e atyre të qytetarëve.
Sa i përket paketave, do ua dërgoj ose i gjeni nga Kuvendi, 2.5 mld lekë për Shëndetësinë për të përballuar situatën dhe e ka përballuar me sukses.
Kemi paketën e parë që janë shërbyer bizneset e mbyllura, familjet në nevojë apo pagesë papunësisë 6 mld lekë. 7 mld lekë për bizneset e prekura.
Rritjen e shpenzimeve për emergjencat civile, 2 mld lekë. Sot janë paguar 59 mijë qytetarë nga paketa e parë dhe 74 mijë nga paketa e dytë.
Jam i bindur se do të votoni aktet se në finale mbështesni qytetarët dhe biznesin. Jemi vendi i dytë në rajon pas Serbisë”, tha Ahmetaj.