Nga Anri Bala
Sulmet pa kuptim, për një tjetër risi për Shqipërin dhe qytetarët shqiptarë, për nisjen e udhëtimeve të “AIR Albania”, janë jashtë çdo parashikimi të një mendjeje të shëndoshë, që edhe nëse jeta e ka s’provuar me mundime, duke e lënë me pak klasë shkollë, të paktën diç merr vesh nga udhëtimet, apo nga fluturimet!
Këtu e kam fjalën për fluturimet me krahë… motorik, e jo si ca, që e ngatërrojnë fluturimin me “presh”, se do t’i shpie gjëkundi, ku maksimumi i hedhjes së tyre, i përplasë në ahurin e kompanisë më të madhe të fluturimit me pras, ku nxënë dhe fluturon gjithëfarëlloj gomari, e quajtur “Gjumë Albania”.
Në fakt, përshtypje do më bënte, nëse nuk do të ndodhte ndonjë reagim, përfshirë opozitën pa opozitë, që të vetmen vlerë dalluese që ka, është të mbledh rreth vetes çdo lloj-lloj gomari, që nuk i lënë radhë njëri-tjetrit për poshtërsitë e idiotësitë që thonë, duke dëshmuar dhe njëherë, se në çfarë niveli intelektual është e vetëquajtura “pompozitë”.
Duke qenë se Vasali, aq di dhe aq thotë, sepse është i detyruar të lehë, sa herë “e ndërsejnë dhe i lirojnë zinxhirin”, të bënë përshtypje Koço Kokëdhima apo Patozi i flakur nga PD, që edhe ai si gjithë vulëhumburit bënë opozitë… me Edi Ramën, kundra investimeve në Shqipëri, duke fshehur dorën për antiturqizmin e tyre. Nuk mbeti pa folur dhe Gonia nga Vlora, që tregon se si do e sekuestrojnë avionin sepse… është një “branch” i Turkish Airlines?!
Për të mos u marrë shumë me ta, sepse janë mjaftueshëm nën parametrat e mediokritetit, që nuk dihet se kush u ka mbushur mendjen se rezatojnë mençuri, sot na befasoi një deputet “kafazi”, që kurrë nuk i’a kishim dëgjuar emrin dhe parë fytyrën, lëre pastaj zërin e padëgjuar të memecërisë së tij.
Në fakt, fytyra tani mu kujtua, kur e nxirrte Luçi i Boçit, me një pankartë në qafë: “Rama ik”, për të protestuar sa herë Rama shkonte në Elbasan dhe Rama ikte drejt Tiranës.
Sot, memecit i erdhi goja, pasi “kryetar rrena”, kishte dalë një xhiro andej nga Maqedonia, si gjithmonë kur merr rrugët për të gjetur ndonjë gënjeshtër të re… të pakonsumuar, sepse nga gjithë ato gënjeshtra që këput çdo sekond… thesi sa vjen e po i zbrazet.
Ndaj sot, kishte lënë memecin të sulmonte festën për startimin e “AIR Albania” dhe ky deputet, që nuk besoi se ka njeri që e njeh, perveç fisit, Lulit dhe lagjes ku banon, quhet Endri Hasa.
Ja me çfarë idiotësishë kishte zgjedhur të hapte gojën memeci:
“Air Albania nuk ekziston! Nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA”.
“Gjeniu” i Lulit të vorfën për mend, e degdisi memecin të na tregonte pamje nga salla e orareve të aeroportit, ku udhëtimi i orës 8 e 30, ishte i regjistruar si i “Turkish Airlines”!
E ndjej të domosdoshme ta sqaroj “intelektualin” që qenka shkolluar në Sheffield, njëlloi si lukunia e mediokërve të sojit të tij, që mendja ma thotë se veçse me varkë, në qytetin ku ndiqnin studimet… me avion s’ka shkuar ndonjëherë i pashoqëruar, se: “Po zoti memec, Air Albania, është një kompani shqiptare! E tani Shqipëria, ka tashmë kompaninë e saj ajrore, e krijuar në partneritet me Turkish Airlines.”
Marrëveshja për krijimin e “Air Albania”, është nënshkruar nga Presidenti Erdogan, në takimin e fundit me zotin Rama në Turqi. Pra, është një bashkëpunim me një nga kompanitë ajrore nga më të mëdha në botë.
Avioni erdhi nga Stambolli dhe zbriti në Tiranë, me një fluturim testimi si projekt i përbashkët i “Turkish Airlines” dhe “Air Albania”, kjo është dhe arsyeja që në listimin e orareve, ishte regjistruar si udhëtim i kompanisë turke.
Fluturimet zyrtare fillojnë së shpejti, ku natyrisht, që në listimet e orareve, do lexohet “Air Albania”.
Ndërsa memecët si puna jote, duhet të kuptojnë, se krijimi i kësaj kompanie është investim i përbashkët. Regjistrimi zoti memec, që të erdhi goja, është krejt tjetër gjë.
Mëso nëse nuk e di, se dhe “Alitalia”, është një kompani, që fluturon me regjistrim të “Air Emirates”, ku janë partnerë me 60% të aksioneve italiane dhe 40% arabe. Përmendim “Alitalia”, sepse këto regjistrime mes kompanive “join venture”, janë mes qindra kompanive botërore të aviacionit, pa e humbur identitetin dhe pronësinë e tyre.
Lexo zoti memec, që kur të të vij goja, të thuash gjëra të mençura, sepse kush e di… flet për herë të fundit, nga karrigia që ua keni uzurpuar vendin qindra intelektualëve të vendit tim, që janë shkolluar dhe nxënë me sakrifica dhe detyrohen çdo ditë, të qeshin duke qarë, me bejtexhinjtë mediokër të folesë “Gjumë Albania” Shpk!/Ekskluzive.al