Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Jashtë loje’ foli edhe për marrëdhënien e saj me Alban Hoxhën.
“Kur më the zgjidh një këngë për “Banin”, se unë i thërras Bani e vetmja që më shkoi në mendje ishte kjo këngë. (Ajo më mbyti-Fisnikët ft Hekuran Krasniqi ft Agimi). Ndër vite edhe ditët e mira edhe ato të këqija me këtë këngë i kemi kaluar, madje edhe kur ziheshim e pajtoheshim prapë këtë këngë kishim.
“Ajo më mbyti” në fakt e ka Albani për mua, se e mbyta unë me dashurinë time. “- kështu u shpreh ajo lidhur me këngën që zgjodhi si të sajën dhe të Albanit.
Kur u pyet se përse Çiljeta zgjodhi të jetonte me kapitenin Hoxha e përse zgjodhi për të patur pikërisht këtë njeri në krah ajo u shpreh:
“Nuk do të të kthej një përgjigje ekzakte për këtë, sepse gjërat ndonjëherë janë të shkruara.
Edhe unë edhe Albani nuk e kishim menduar, duke qenë se vinim të dy nga marrëdhënie me fëmijë dhe e mëparshme, e nuk kishim menduar që do njihnim dikë e do dashuroheshim. Ndaj gjërat janë të shkruara. Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta, ka ditët e bukura dhe peripecitë që çdo marrëdhënie ka, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet dhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër. Kur ti kupton që nuk rrini dot më pa njëri tjetrin, aty kupton edhe që gjërat kanë marrë trajtë më serioze. “
Gazetarja gjatë bisedës e pyeti edhe se cili është virtyti që ka më tepër qejf tek Albani.
“Mediat na kanë komentuar shumë. Unë s’kam dashur kurrë të flas. Në 5 vite na kanë komentuar shumë. U ndanë, u pajtuan, u kap këtu, u kap atje. Një nga gjërat që pëlqej më shumë tek Albani është që është një djalë besnik. Një djalë sentimental dhe besnik. Albani është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Ky është një nga virtytet. Është një njeri familjar, ka sedër shumë. Kjo është një nga gjërat që pëlqej më shumë tek ai.”- u shpreh Çiljeta.
Një nga pyetjet e moderatores ishte lidhur me marrëdhënien që ka Fernando, djali 8 vjeç i Çiljetës me Hoxhën, e përgjigjja e saj ishte:
“Fernandos sigurisht i ndikon prania e Albanit. Kur ishte më i vogël thoshte kur të rritem do pres topa si Albani, por tani ka ndryshuar. Djali i Albanit është i lindur dhe i prerë për këtë gjë.
Kur e merrja Fernandon me vete në stadium kur ishte më i vogël, hipte tek karriget dhe ja bënte me dorë: “Si nuk më shikon içik ky o ma?” më thoshte mua
Ata të dy kanë marrëdhënie shumë të mirë. Të dy janë si shok bashkë. Dalin të tre bëjnë muhabete çunash, mbajnë sekrete ndaj meje të tre.
Fernando ishte 3 vjeç kur Albani u bë pjesë e jetës tonë, sot është 8 vjeç. Janë 5 vite, kështu që normalisht Albani ka ndikuar shumë, sepse në fazën më kryesore të fëmijës që krijon personalitetin, dinjitetin e karakterin, nga 3-7 vjeç, ndaj sigurisht ai ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. “
Kur u pyet se cila është diçka që e duket se Fernando e ka marrë si zakon nga Albani ajo u shpreh kështu duke qeshur:
“Çorapet i hedhin të dy nëpër shtëpi. Sa hyjnë në shtëpi, njëri këtej, tjetri andej. Këtë e kanë që ngjasojnë. “