Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në autostradën afër Bubanj Potok në Beograd të Serbisë, ku nja autobus pasagjerësh dhe dy automjete janë përplasur së bashku.
Autobusi rrëshqiti plotësisht nga korsia e trafikut, depërtoi në trotuar, u përkul në të majtë dhe gati sa nuk ra në anën e kundërt të rrugës.
Sipas mediave vendase, disa persona u transportuan për në spital me ambulancë, shoferi dhe shoqëruesi i tij ishin të bllokuar dhe dy vajza kanë dalë nga xhami. Gjithsej 6 persona u plagosën.
Deri më tani, ekziston mundësia që të ketë më shumë të lënduar, ka katër ekipe të ambulancës në vendngjarje. Trafiku filloi të lëvizë ngadalë pas ndërprerjes, por gjithçka është shumë e ngadaltë