Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në hyrje të Maminasit në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia bën me dije se nga aksidenti kanë ngelur të vdekur dy persona.
Sipas raportimeve të policisë një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur nga pas një taksi dhe si pasojë e përplasjes kanë mbetur të vdekur shoferi i taksisë B.A 60 vjeç dhe pasagjeria E.A 23 vjeçe.
Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, ndërsa si pasojë e përplasjes taksia ka devijuar dhe është futur brenda pikës së karburantit që ndodhej aty pranë.
Ndërkohë mësohet se brenda makinës “Benz” që ka përplasur taksinë nuk ndodhej asnjë person.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Më datë 21.02.2018, rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.
Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.
Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas.
Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.