Një makinë tip ‘Porsche’ ka ‘fluturuar’ paraditen e sotme në rrugën pranë paraburgimit në qytetin e Vlorës.
Si pasoje ka mbetur i plagosur shoferi, ndërsa po ashtu janë aksidentuar edhe makina të tjera. Porsche është përmbysur në një anë të rrugës, ndërkohë makinat e tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit dhe shpejtësia tej normave e makinës tip “Porche”, e cila ka goditur dhe pesë makina të tjera.