Një 17-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa dy të rinj 16 dhe 18-vjeç kanë humbur jetën nga një aksident automobilistik në Greqi. Mësohet se shqiptari, Klajdi Pero i njohur edhe si Nikos, po lufton me jetën në Spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.
Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano.
Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë 16-vjecari Kostantino dhe 18-vjecari Stavro, ndërkohë është plagosur rëndë 17-vjecari shqiptar.
Në media ndërkohë është bërë apel për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e 17-vjecarit shqiptar.