• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Aksidenti i rëndë me dy të vdekur që i rreziko jetën edhe yllit të boksit, policia ngre akuza ndaj shoferit të Anthony Joshuas

January 3, 2026
in Bota

Policia nigeriane ka ngritur akuza ndaj shoferit të boksierit të njohur Anthony Joshua, pas një aksidenti fatal që i mori jetën dy personave.

Adeniyi Mobolaji Kayode, 46 vjeç, akuzohet për drejtim të rrezikshëm, drejtim mjeti pa leje të vlefshme si dhe për mungesë kujdesi në drejtim, duke shkaktuar dëme në njerëz dhe pronë.

Sipas autoriteteve, Kayode pritet të dalë para gjykatës më 20 janar. Trupi Federal i Sigurisë Rrugore në Nigeri bëri të ditur se automjeti dyshohet se po lëvizte mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë.

Ngjarja ndodhi më 29 dhjetor në autostradën e ngarkuar Lagos–Ibadan, në jugperëndim të Nigerisë. Kayode po drejtonte një automjet tip Lexus SUV, në të cilin ndodheshin Anthony Joshua, trajneri i tij personal Latif Ayodele dhe trajneri i forcës Sina Ghami. Gjatë një manovre parakalimi, automjetit i ka plasur goma në anën e pasagjerit dhe është përplasur me një kamion të ndalur në mënyrë të paligjshme në anë të rrugës. Si pasojë, Ayodele dhe Ghami, të dy 36 vjeç, humbën jetën në vendngjarje.

Shoferi dhe Joshua shpëtuan me lëndime të lehta. Kayode u dërgua në spitalin Lagoon në Lagos, ku u mbajt nën vëzhgim për dy ditë. Ai është liruar me kusht kundrejt një garancie prej 5 milionë nairash, por do të qëndrojë në paraburgim derisa të përmbushë kushtet e lirimit.

Pas aksidentit, Anthony Joshua dhe nëna e tij vizituan familjet e viktimave për të shprehur ngushëllimet. Qeveria e shtetit Ogun konfirmoi se Joshua dhe një tjetër pasagjer janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrje emergjente mjekësore.

Aksidenti ndodhi vetëm dhjetë ditë pasi Joshua kishte festuar një fitore të bujshme në SHBA dhe po përgatitej për t’u rikthyer në ring në fillim të këtij viti.

Next Post

Serbët nuk ia falin Shqipërisë, i la pa Botëror, pa trajner dhe pa një shumë të majme parash: Ja për çfarë shifrash bëhet fjalë!

Xhaka rrëfen historinë e tij, nga rritja mes të droguarve, tek e ardhmja si trajner, zbulon që ka marrë edhe licencën

Video/ Gol dhe asist në tre ndeshjet e fundit, Broja është gati për sfidën e radhës: I lumtur kur shënoj, por…

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved