Efektivi i policisë rrugoree, Mylym Bakërri, i cili u aksidentua pak ditë më parë ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Aksidenti fatal ndodhi në Berat, teksa Bakërri po patrullonte me mjetin e tij dhe u përplas nga një tjetër makinë, e si pasojë përfundoi në kanal.
Ai ishte në krye të detyrës kur u aksidentua.
U dërgua ne spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar, por sot ndërroi jetë duke mos i bërë ballë plagëve të marra.