Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është përfshirë në një aksident rrugor në Komoran të Drenasit.
Përveç dëmeve të konsiderueshme në veturën X5, nuk është raportuar për të lënduar.
Në vendin e aksidentiti ndodhen njësit përkatëse të policisë të cilat po merren me verifikimin e vendit të aksidentit.
Rruga Prishtinë-Pejë, afër udhëkryqit të Komoranit aktualisht është e bllokuar për automjetet.