Policia e Shtetit ka kryer mbrëmjen e kaluar kontrolle në autostradën Tiranë-Elbasan, ku mes të tjerash ka ndaluar një person, që “fluturonte” në rrugë me shpejtësi skëterrë 204 km/h.
Gjithashtu, gjatë aksionit policia ka pezulluar 24 patenta, të gjitha për shpejtësi të lartë, që varionte nga 140 km/h në 204 km/h.
“Në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan. Vijon kontrolli me radar, në aksin Sauk-Teg. 204 km/h🛣✈✈🙏 para pak minutash. Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 Patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h.
Mos ✈ se në rastin më të mirë ju pret 👮♂️e 📸, e në rastin më të keq ju pret 🚑 ✈🛣🚑 🏡 ??? Duaje jetën, jetoje ateë🙏 familja pret TY të shkosh në 🏡🙏, jo patenta pa ty”, shkruan policia, ndërsa publikon edhe video nga aksioni.