Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ne informacionin zyrtar lidhur me aksionin e nisur qe prej mengjesit te sotem ne zonen e “Astirit”, ben me dije se ne total jane 33 objekte qe do te shemben.
Sipas IKMT, nga 33 objekte ne liste per shembje, 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.
Njoftimi i IKMT
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mengjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga policia e shtetit.