“Para Perëndimit”, një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar. Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi përtë shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. A janë zgjedhjet e tij të lira, apo të kontrolluara?
“Para Perendimit” përqëndrohet në dramën e “mungesës së lirisë”, me te cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen. Tri vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë te re. Inkën, por që pengohet nga të gjithë anët prej atyre që e rrethojnë, e mbi të gjitha nga familja e tij, që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare e shpirtërore të familjes.
Titulli: Para perëndimit
Autor: Gerhart Hauptmann
Perktheu: Edvin Cami
Regjia: Andia Xhunga, Indrit Çobani
Interpretojnë: Alfred Trebicka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia, YIlka Mujo, Sokol Angjeli, Alex Seitaj, Luli Bitri, Alert Çeloaliaj, Pjerin Vlashi, Vasjan Lami, Klesta Shero, Roerd Toçe, Ligoraq Riza, Genc Fuga, Elona Hyseni, Kastriot Ramollari, Artur Vera, Laura Hoxha, Megi Duka, Maringlen Domi, Xhoni Spahi, Adela Gjyla
Skenograf: Genc Shkodrani
Kostumograf: Edlira Qyshka
Kompozitor: Endri Sina