• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Aktori dhe regjizori i njohur Alfred Trebicka sot festoi ditëlindje e 58-të në skenë

May 4, 2024
in Lifestyle

Sot është ditëlindja e aktorit dhe regjisorit Alfred Trebicka të cilit i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

Alfred Trebicka (1966). Aktor, pedagog, regjisor. Lindi në Tiranë, më 3 maj. Në vitin 1989 kreu studimet në Akademinë e Arteve për regjisurë, kurse më 1994 u diplomua pranë Kolegjit Europian të Filmit në Danimarkë. Është pedagog i “Mjeshtërsisë së aktorit” në Akademinë e Arteve. Eshtë i martuar me aktoren Violeta Trebicka

Bie në sy si aktor i natyrës racionale, ka një zë të ngrohtë, punon me heshjet emocionale, operon shpesh me tone të qeta, shpreh vetësiguri; shpesh këto të fundit “thyhen” duke u pasur nga shpërthimet e befta. Shquhet për vizion dhe qartësi të konceptit regjisorial, sikundër edhe për mprehtësi në zotërimin e karakterit kontradiktor të personazhit.

Në vitiin 1996 luajti rolin e Beranzhesë te “Rinoqeronti” e E. Joneskos, duke bërë të dukshme luhatjen e njeriut mes dy skajeve ekzistenciale, vendosmërisë për t’iu shmangur fatalitetit si dhe frikës së pamundësisë për të qëndruar kundër rrymës deri në fund. Ai kishte futur në trajtimin e personazhit elementë rëndomtësie për t’i dhënë një formë të perkore njerëzore arketipit të përtallur të heroit.

Nga rolet e mira të tij është edhe burri në dramën “Tri këngë dashurie” të Stefan Çapalikut, me të cilin paraqiti tri pamje të ndryshme të gjendjes shpirtërore, duke kulmuar me delirin vetëshkatërrues të finales, që vjen nga situatat e skajshme të pezmit dhe shterimit psikik.

I dha një fytyrësim e qasje origjinale personazhit të Limanit, shqiptar në SHBA, në dramën “Zbritja nga mali Morgan” (2004) e Artur Milerit, me të cilin fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” në Festivalin Ndërkombëtar “Skampa 1999” në Elbasan.

Sjellja e tij “edhe-edhe”, dyfytyrëshe, në një kërleshje midis arsyes dhe pasionit, midis qëndrimit të rrejshëm, që vinte prej konceptit të adulterit, moralit kristian dhe tjetërsimeve në shoqëritë e qytetërimeve “të pjekura”, nga njëra anë, dhe qëndrimit të njëmendtë, atij që rridhte nga kodet arkaike të një feje të importuar, nga ana tjetër, i dhanë aktrimit të tij aksesin e nevojshëm për të satirizuar raportet poligamiste në familje.

Aktori megjithese i sapo operuar nga zemera u ngjit ne skene ne nje interpretim brilant ne dramen e sapo vene ne skene me regjine dhe aktrimin e tij “Para Perëndimit”, një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar.

Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi përtë shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. A janë zgjedhjet e tij të lira, apo të kontrolluara?

“Para Perendimit” përqëndrohet në dramën e “mungesës së lirisë”, me te cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen. Tri vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë te re. Inkën, por që pengohet nga të gjithë anët prej atyre që e rrethojnë, e mbi të gjitha nga familja e tij, që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare e shpirtërore të familjes.

Teater

Fausti prej Tirane
Loje Dashurie
Ata hyjne pa trokitur
Ne kerkim te daljes

Aktrim

Ishte koha për dashuri, (2004)
Njerez dhe fate, (2002-2003)…krye-hetuesi
Women Without Wings, (2002) …. Armand
Tingujt e harresës, (1996) (TV)
My Northern Western, (1994) …. ushtari
Babai i studentit, (1988)

Regji

Tingujt e harresës, (1996) (TV)
A Street-car named desire, (2001) (TAA)
The Glass Menagerie, (2000) (TAA)
Psychosis 4.48, (2004) (TAA)

Skenare

Tingujt e harresës, (1996) (TV) (writer)

Next Post

Plas te Rakipi, diversionet e orëve të vona: Pashë Veliajn me Çim Pekën dhe Shkëlzën Berishën

“25 virgjëreshat e Kim”, vajzat që bëhen pjesë e “grupit të kënaqësisë” së diktatorit!

Shkëlzeni dashka dhe leje, dhe kulla, dhe kauza

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved