Aktori i njohur, Astrit Çerma ka sulmuar kolegen e tij Rajmonda Bulku, pasi kjo e fundit u shfaq në spotin e Sali Berishës, për protestën e thirrur nga PD më 3 mars.
Në spotin e krijuar, Rajmonda Bulku shfaqet si “Nëna Shqipëri” dhe vajton në shërbim të Sali Berishës të shpallur “Non Grata” nga Amerika për minim te demokracise dhe korrupsion. Aktori i madh Astrit Çerma e akuzon Bulkun se ka shitur shpirtin tek Partia Demokratike.
“Kur kërkon të bëhesh “Nëna Shqipëri”, ku dreqin e ke shitur shpirtin tënd. Që qurravitesh për ti dhënë nënës një “baba”, që e shkatërroi dhe kërkon ta zhduk këtë vend”, shkruan i revoltuar aktori i njohur, Astrit Çerma.