Aktori Edmond Budina ka mbajtur një fjalim para të kolegëve dhe aktivistëve të mbledhur para Teatrit Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij, Budina iu “hakërrue” dy kolegëve të tij që e kishin akuzuar se nuk donte që të shembej Teatri pasi ishtë i politizuar.
Gjithashtu aktori i dërgoi një mesazh edhe kolegëve të tjerë që mund të kenë ndryshuar mendjen lidhur me çështjen e Teatrit.
“Më dilni para se ju njoh mirë. Jeni nja dy ju. Na keni akuzuar për të blerë dhe të politizuar. Dilni para dhe na i thoni.
Ishim këtu për të mbrojtur Teatrin. Kemi marrë mbështetje nga PD? Bravo na qoftë. Ata po mbojnë kulturën shqiptare dhe ne do t’i mbështesim.
Nëse nuk i respektojnë paktet ne do të jemi kundër tyre. Nuk kemi ç’bëjmë. Kjo është e vërteta.
Nëse ndryshoni mendjen, këtu jeni të mirëpritur. Bravo Rajmonda. Edhe Bertin e presim, e kam vlla e kam shok edhe mik,“-tha Budina.