Neritan Liçaj, mori pjesë në protestën e sotme të opozitës që u mbajt përballë Bashkisë së Tiranës, por ai dha një deklaratë të fortë, që lidhet me vdekjen e Azem Hajdarit dhe Sokol Olldashit.
Përgjatë fjalimit të tij, duke u shprehur se populli i këtij vendi po vidhet, Liçaj tha “Këta kanë qëlluar Azem Hajdarin, e kanë plagosur brenda në Parlament dhe në fund edhe e vranë.”.
Liçaj duket se fajëson maxhorancën për vdekjen e Azem Hajdarit dhe të Sokol Olldashit, por nuk dha emra konkretë për një akuzë të tillë.
Sakaq, aktori shtoi “Këta i kanë bërë Berishës atentate pa fund sa nxorrën dhe një balord, i gjuajti ish-presidentit dhe ish-kryeministrit me grusht.”
Neritan Liçaj: Siç vidhem unë, vidheni dhe ju, edhe kur flini gjumë, për pak orë gjumë që mund të flini se ju mbajnë si kafshë në punë. Ju vjedhin. E del ti kundër meje, shqiptari kundër shqiptarit. Partia Komuniste e serbeve, e rusëve, e kinezëve, e grekëve, e shqiptarëve, e Sorosit. S’u bë një herë e shqiptarëve ajo parti.
Kurse këta të djathtët s’janë ulur ndonjëherë në prehërin e ndonjë serbi, as ndonjë rusi, të paktën. Kanë gabime? Kanë, po patjetër, por këtë vend e kanë dashur. Duajeni dhe ju vendin tuaj, se është i juaj. Në fund fare varret e të parëve i keni këtu.
Gjakun e keni shqiptar, nënë e babën e keni shqiptarë. Se këtu është puna te patriotizmi, sa e do vendin tënd, familjen tënde, paraardhësit e tu.
Lej këta pa dallim feje, krahine e politike. Se këta janë horra. Se dëgjoj spiropyllin në oriental dhe Taulant Ballën që flasin për karriget në Parlament. Këta kanë qëlluar Azem Hajdarin, e kanë plagosur brenda në Parlament dhe në fund edhe e vranë.
Këta vranë Sokol Olldashin. Këta i kanë bërë Berishës atentate pa fund sa nxorrën dhe një balord, i gjuajti ish-presidentit dhe ish-kryeministrit me grusht.
Këta i bëjnë këta. Të djathtët nuk vrasin.
Këta, drejtorët tuaj, se keni një tufë nga ata, se janë spiuna sigurimi, janë kriminelë të këtij vendi.
Ky Liçi ka harruar si kopili i Saliut, se në këtë vend është vrarë vetëm nga falangat e Sali Berishës. Vetëm në Tropojë janë vraë mbi 200 bijë nënash, e bashkë me ta ushtarët e Berishës vranë edhe Azem Hajdarin e Sokol Olldashin, por i falet sepse duhet të jetë ose i droguar ose nga pamundësia për të gjetur mallin e duhur… e ka pirë të përzjerë.