Aktori Mehdi Malko i ka prekur të gjithë mbrëmjen e djeshme me rrëfimin e tij në emisionin “Tempora” ku tregoi sesi e la shkollën pasi shokët e tallnin për atletet e grisura.
Sonila Meço: Çfarë të sjellin në mendje këto këpucë?
Mehdi Malkaj: Kam përshtypjen se kjo këmba e djathtë këtej duhet të jetë këpuca ime, se është shumë e çkyer ajo.
Sonila Meço: Në fakt nuk janë të tuat, por është një metaforë e këpucëve të tua, sepse ky djaloshi këtu kur shkonte në shkollë e nisi jetën kështu, në varfëri. Si ka qenë historia jote kur ngriheshe para klasës?
Mehdi Malkaj: Një herë u çova, unë kam qenë me atlete në fakt… Zysh Lirija, shumë zonjë, më çoi një ditë në dërrasë, dhe siç janë aty nja dy-tre rreshta, në rreshtin e mesit ishin dy vajza në bankë të parë dhe sigurisht, mua më dukeshin më të bukurat e klasës.
Ishte viti i parë gjimnaz. Ato panë një copë gishti tek atletja ime dhe bënë vetëm kaq (tregon se si e përqeshën). Unë u lëndova shumë dhe në fakt… Tani qaj se është e bukur.
Fshirësen me këmbën e majtë un e hodha “dang” në tavan e në kokë të zyshës dhe ika me vrap nëpër shkallë dhe ajo që e ndjente se nuk do kthehesha më dhe më thoshte: “Mehdi ktheu t’u bëftë zysha se të kemi xhan, të duam shumë…”
Ika. Aty e lashë shkollën, por me rrogën e parë që mora Sonila, bleva këpucë. Kam bërë xhiro nga shkolla dhe nuk mi panë shtrigat këpucët”.