Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, është shpallur gruaja më e bukur në botë për vitin 2021. Ky është rezultati i një sondazhi të bërë pak ditë më parë në revistën britanike “Glamour UK”.
Ylli i “Dashuria është në ajër” ishte pjesë e listës së “100 fytyrave më të bukura të vitit”. Aktorja, e njohur për rolin e “Edës”, ka marrë vendin e parë edhe një vit më parë. Pra, kjo është e dyta herë që shpallet aktorja më e bukur.
Sipas “Glamour UK”, kurorëzimi i aktores 27-vjeçare si gruaja më e bukur në botë ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale.
Ndonëse një pjesë e mirë e ndjekësve e kanë mbështetur përzgjedhjen e “Glamour UK”, rrjeti ka edhe një pjesë të konsiderueshme që mendon se bukuria e aktores ka ardhur edhe si rezultat i disa ndërhyrjeve estetike që ajo ka bërë kohët e fundit.
Megjithatë, pas këtij çmimi të shpallur nga “Glamour UK”, përdoruesit e mediave sociale dhe shumë prej faqeve të njohura të internetit kanë shprehur kureshtjen për të mësuar sekretin e bukurisë së Erçel.
U mësua se aktorja turke ndjek një rutinë të veçantë të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, siç është pirja e një sasie të madhe uji gjatë ditës, për të ruajtur shkëlqimin e lëkurës dhe për ta pasur atë gjithmonë të hidratuar.
Shumë ndjekës gjithashtu vunë në dukje se Hande e fillon ditën me stërvitje, duke u nisur edhe nga postimet e shumta që aktorja ndan në mediat sociale.
Blogu “Lets Hang Here”, me profil lifestyle-n, ka shpjeguar se Hande Erçel ha shëndetshëm, përdor pastrues fytyre çdo natë, pastron lëkurën e vdekur çdo ditë përmes maskave të ndryshme, por edhe e hidraton lëkurën me ujë trëndafili. Ky i fundit, përveç se ndihmon lëkurën të shpëtojë nga papastërtitë dhe njollat, i jep edhe shkëlqim dhe e freskon atë.
Sa i përket partnerit të Hande Erçel, Kerem Bürsin, vitin e kaluar aktori u rendit i 38-ti në listën e burrave në “Golden Face Line Actor”.