Disa pamje ekskluzive për JOQ duken kushtet skandaloze ku mbahen produkte të “Diamond” miell, pasta dhe oriz, pjesë e grupit AgroBlend në pronësi të ish-kryebashkiakut të Vorës Fiqiri Ismaili.
Teksa Edmond Rrushi, drejtori i ri i AKU ironikisht me mbiemër fruti nuk kryen asnjë kontroll për të siguruar cilësinë e produkteve që drejt e nga fabrikat e prodhimit u dërgohen supermarketeve për t’i konsumuar qytetarët, fisi i minjve është filmuar duke hedhur valle në pakot e produkteve të para për konsum të Diamond.
Videoja e dërguar ekskluzivisht për JOQ, është filmuar në një nga filialet e magazinimit të kompanisë Diamond në Vorë që më pas i shpërndan tek supermarketet, aty ku ushqimet mbahen ngjitur me detergjentët, një tjetër shkelje skandaloze kjo nga ana e këtij subjekti.
Ndërkohë që pamjet mund t’i komentoni vetë, rimendoni se çfarë kanë konsumuar shqiptarët për gjithë këtë kohë jo vetëm nga firma Diamond, Ola apo edhe të tjerë pjesë e këtij tregu.
JOQ është i vendosur të bëjë punën e autoriteteve inekzistente të shtetit shqiptar, neglizhencën e këtyre titullarëve që paguhen me taksat tona dhe të denoncojë me forcë abuzimet nga firmat e oligarkëve që përfitojnë paratë e konsumatorëve, duke bërë publike kushtet skandaloze në të cilat i tregëtojnë këto produkte që më pas i ha populli!